Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Instituti Meteorologjik i Suedisë (SMHI) ka paralajmëruar për reshje të dendura shiu në tre qarqe të vendit: Örebro, Värmland dhe pjesë të Västra Götaland. Për këto zona është lëshuar paralajmërim i verdhë.
Sipas SMHI-së, moti i mirë veror po ndërpritet dhe të martën priten reshje shiu dhe rrebeshe në shumë pjesë të Suedisë. Në zonat e paralajmëruara mund të bien nga 35 deri në 70 milimetra shi brenda një kohe të shkurtër.
Ovada pritet të arrijë të martën pasdite dhe në mbrëmje, duke u zhvendosur nga perëndimi drejt lindjes. Meteorologët thonë se rrebeshet mund të jenë të forta ose shumë të forta dhe në disa vende mund të shoqërohen edhe me bubullima.
SMHI paralajmëron se sasia e madhe e ujit mund të shkaktojë përmbytje, veçanërisht në bodrume, rrugë dhe sistemet e kullimit të ujërave.
Autoritetet u bëjnë thirrje banorëve që të pastrojnë ulluqet, pusetat dhe kanalet e ujit, në mënyrë që uji të rrjedhë pa pengesa. Gjithashtu këshillohet të mos kalohet me makinë nëpër grumbullimet e ujit dhe të planifikohet më shumë kohë për udhëtim, duke përshtatur shpejtësinë sipas kushteve të rrugës.
Përveç shiut, në jug të Suedisë priten edhe erëra të forta. Kjo lidhet me një zonë me presion të ulët atmosferik mbi jugun e Norvegjisë, e cila po forcohet dhe po lëviz drejt lindjes mbi Suedi.
Erërat më të forta priten në jugperëndim të Götaland gjatë pasdites së së martës, si dhe në Öland dhe Gotland gjatë natës mes të martës dhe të mërkurës. Në këto zona mund të ketë rafale shumë të forta, madje edhe me forcë stuhie.
Sa i përket temperaturave, SMHI njofton se në jug të Suedisë do të ketë përgjithësisht 14 deri në 18 gradë Celsius, ndërsa në veri 8 deri në 14 gradë. Në pjesën lindore të Svealand temperaturat mund të arrijnë deri në 20 gradë Celsius.
Burimi: Marcusoscarsson
Link:https://marcusoscarsson.se/kan-komma-70-millimeter-varning-i-tre-lan/
Written by: admin