Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Kërkesat më të ashpra për emigracionin në Suedi po bëjnë që gjithnjë e më pak sipërmarrës të huaj të zgjedhin këtë vend për të hapur biznes. Sipas statistikave të reja nga Stockholms handelskammare, të raportuara nga Aftobladet, numri i sipërmarrësve të huaj që marrin lejeqëndrim ka rënë ndjeshëm.
Sipas të dhënave, përqindja e sipërmarrësve të huaj që janë pajisur me lejeqëndrim ka rënë me 61% krahasuar me vitin e kaluar. Po ashtu, koha e pritjes për shqyrtimin e aplikimeve është ndër më të gjatat në Evropë.
Për të përmirësuar situatën, Dhoma e Tregtisë në Stokholm propozon që qeveria të vendosë një vizë të posaçme për startup-et. Kjo vizë do ta bënte më të lehtë për sipërmarrësit, sidomos në fushën e teknologjisë, që të vijnë në Suedi dhe të hapin bizneset e tyre.
“ Nëse themeluesi i ardhshëm i një kompanie si Spotify ose Klarna në Stokholm nuk vjen nga një vend i Bashkimit Evropian, ai nuk do të mund të qëndrojë këtu. Atëherë do të detyrohet ta hapë kompaninë në një vend tjetër”, ka thënë Carl Bergkvist, shef për politikat ekonomike, për Aftonbladet.
Burimi: Aftonbladet/Efn
Link: https://www.aftonbladet.se/nyheter/a/M7LBMM/nya-migrationssmallen-tech-entreprenorer-ratar-sverige
https://efn.se/borschefens-hemliga-plan-sa-ska-fler-bolag-valja-stockholm
Written by: admin