Lajme

Dhuna dhe urrejtja, një dështim për demokracinë paralajmëron SKR.

todayOctober 26, 2025 30

Background
share close

Shoqata e Komunave dhe Rajoneve të Suedisë (SKR) ngre alarmin për një klimë gjithnjë e më të ashpër në shoqëri dhe në debatet publike. Sipas një artikulli të publikuar në Aftonbladet, mijëra politikanë suedezë në të gjitha nivelet kombëtar, rajonal dhe lokal ndihen të prekur nga urrejtja, kërcënimet dhe dhuna që përhapen çdo ditë.

“Fakti që dhuna, urrejtja dhe kërcënimet lejohen të vazhdojnë çdo ditë është një notë e ulët për një shoqëri demokratike, të barabartë dhe tolerante”, shkruhet në artikullin e SKR-së.

Organizata paralajmëron se situata mund të përkeqësohet më tej gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet e vitit 2026. Të gjitha shenjat tregojnë se urrejtja dhe kërcënimet do të rriten, jo të zvogëlohen, ndaj Suedia duhet të veprojë me më shumë vendosmëri për të mbrojtur demokracinë dhe përfaqësuesit e saj të zgjedhur.

Në artikull, drejtuesit e SKR-së bëjnë tre thirrje të qarta për politikanët dhe shoqërinë:

  1. Të zhvillohen biseda me respekt, pa fyerje apo agresivitet.
  2. Çdo kërcënim apo sulm të denoncohet në polici, në vend që të injorohet.
  3. Të mbështeten të gjithë kolegët në politikë, pa marrë parasysh partinë që përfaqësojnë.

Sipas SKR-së, këto hapa janë të domosdoshëm për të ndalur përhapjen e urrejtjes dhe për të forcuar demokracinë suedeze.

Autorët e artikullit:

  • Anders Henriksson, kryetar i SKR
  • Leif Sandberg, nënkryetar i SKR
  • Carina Wutzler, nënkryetare e ardhshme e SKR

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%