Lajme

Dimri po shkurtohen ndjeshëm në Suedi

todayDecember 26, 2025 39

Background
share close

Mundësia që Suedia të ketë periudha me borë po zvogëlohet, raporton agjencia e lajmeve TT.

Sipas të dhënave nga Instituti Meteorologjik Suedez (SMHI), në disa nga 37 stacionet meteorologjike të vendit është vërejtur se dimrat, mesatarisht, janë bërë dy herë më të shkurtër gjatë pesë viteve të fundit, krahasuar me periudhën nga viti 1950 deri në vitin 2000.

Disa qytete dallohen veçanërisht për mungesën e borës. Në Västerås, Ulricehamn, Växjö, Örebro, Stokholm, Falun dhe Malung, dimrat kanë qenë më të “kafët”, pra me shumë pak ose aspak borë, se kurrë më parë.

Sipas SMHI-së, ndryshimi lidhet me rritjen e temperaturave.

“Në zonat që edhe më parë ishin në kufirin mes shiut dhe borës, sidomos në jug të Suedisë dhe përgjatë bregdetit, rritja e temperaturës bën që moti të kalojë edhe më shumë mbi zero gradë”, thotë Sverker Hellström, klimatolog në SMHI, për TT.

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%