Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Ndërsa vitet e fundit inflacioni ka bërë që shumë gjëra të shtrenjtohen në Suedi, disa produkte janë bërë më të lira.
Sipas një raportimi të gazetës DN, çmimi i karburanteve ka rënë më së shumti gjatë periudhës nga qershori 2024 deri në korrik 2025. Karburanti është bërë më i lirë me 13,1%, kryesisht falë uljes së detyrimit për përzierjen e biokarburanteve.
Edhe çmimet e energjisë elektrike, ngrohjes qendrore dhe disa ushqimeve si domatet dhe patatet kanë pësuar rënje krahasuar me vitin e kaluar. Po ashtu, edhe disa lloje rrobash tani kushtojnë më pak.
Kjo tregon se, ndonëse shumica e produkteve janë shtrenjtuar, ka ende disa lehtësime për konsumatorët.
Burimi: DN
Written by: admin