Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Disa liderë partish kanë reaguar ndaj dorëheqjes së Muharrem Demirok. Lideri i Demokratëve të Suedisë (SD), Jimmie Åkesson, shprehet i habitur që Demirok arriti të qëndronte aq gjatë në krye të Partisë së Qendrës. Në një postim në X, ai shkruan se marrja e drejtimit të partisë pas Annie Lööf ishte “një mision kamikaze që nga fillimi”.
Liderja e Partisë së Majtë, Nooshi Dadgostar, e cilëson dorëheqjen e Demirok si “një fund tragjik”.
“Ai u përpoq ta drejtonte Partinë e Qendrës drejt një alternative të qartë qeverisëse, por nuk gjeti mbështetje”, shkruan ajo në X.
Ebba Busch, kryetarja e Kristdemokratëve (KD), falënderon Demirok për “diskutimet e mira dhe debatet interesante”.
Ndërkohë, liderja e Socialdemokratëve, Magdalena Andersson, shkruan se ka vlerësuar bashkëpunimin e tyre të mirë.
Written by: admin
Post comments (0)