Lajme

Disa parti në Stokholm mbështesin shërbimin e alkoolit 24 orë në ditë

todayJuly 8, 2026 16

Background
share close

Pas Oslos, edhe në Stokholm po diskutohet mundësia që restorantet dhe lokalet të lejohen të shërbejnë alkool 24 orë në ditë. Sipas TV4, disa parti politike janë shprehur në favor të këtij propozimi.

Partia e Gjelbër (MP), Partia Moderatore (M), Kristian Demokratët (KD), Liberalët (L) dhe Partia e Qendrës (C) duan që lejet e zgjatura për shërbimin e alkoolit në kryeqytet të bëhen të përhershme. Këto leje u vendosën fillimisht gjatë Kampionatit Botëror të Futbollit.

Megjithatë, Partia e Gjelbër thekson se leje të tilla duhet të jepen kryesisht vetëm në raste të veçanta, si për shembull gjatë festivaleve, shkruan gazeta Dagens Nyheter (DN).

Ndërkohë, Partia Socialdemokrate nuk e mbështet këtë propozim.

“Unë nuk besoj se në një të ardhme të afërt do të ketë përjashtime të reja. Edhe sot mund të aplikohet për leje për shërbimin e alkoolit nga ora 11:00 deri në orën 05:00 dhe pothuajse nuk ka pasur kurrë nevojë për një orar më të gjatë,” është shprehur Alexander Ojanne (S), këshilltar për çështjet sociale dhe sigurinë në Bashkinë e Stokholmit, në një deklaratë për TV4.

Burimi: TV4/DN

Link: https://www.tv4.se/artikel/7ca6BrHj6awBvcyLNDj4v/vill-permanenta-vm-undantaget-oeppnar-foer-servering-dygnet-runt

https://www.dn.se/sverige/flera-partier-vill-ha-dygnet-runt-ol-i-stockholm-aven-efter-vm/

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%