Lajme

Disa pjesë të Liberalëve kërkojnë ndryshim

todayOctober 9, 2025 33

Background
share close

Brenda partisë Liberale po shtohen debatet për qëndrimin ndaj partisë Demokratët Suedezë (SD). Një pjesë e liberalëve frikësohen se nëse partia vazhdon me “vijat e kuqe” kundër SD-së, ajo rrezikon të zhduket nga politika kombëtare. Por ka edhe të tjerë që kërkojnë ndryshim në këtë politikë, raporton SVT Nyheter.

Njëri prej tyre është politikani nga Munkedal, Thomas Högberg, i cili kërkon që në kongresin e ardhshëm të partisë të hiqen formulimet që ndalojnë pjesëmarrjen e SD-së në një qeveri të mundshme.

“Më duket e çuditshme që një parti që ka 20% të mbështetjes së votuesve në Suedi të mos merret parasysh”, tha Högberg.

Kongresi i Liberalëve do të zhvillohet në fund të muajit nëntor, dhe pritet që çështja e marrëdhënieve me SD-në të jetë një nga temat më të nxehta të debatit.

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%