Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Një hetim i gazetës suedeze Aftonbladet tregon se djemtë me ngjyrë nuk trajtohen njësoj si të bardhët kur përpiqen të hyjnë në klubet e natës në Stokholm.
Gazetarët organizuan një test: tre djem me ngjyrë, plotësisht esëll jo të dehur, dhe tre djem të bardhë, pak të dehur, provuan të hynin në tetë lokale nate. Rezultati ishte i qartë, djemtë e bardhë u lejuan të hynin në shtatë vende, ndërsa djemtë me ngjyrë vetëm në një.
Shpesh u tha se nuk ishin në listë, por të bardhët u lejuan pa asnjë problem, edhe pse nuk ishin në listë.
“Ne rojat ndjekim urdhrat e pronarëve”, tha një punonjës sigurie i cili donte të ishte anonim.
Disa nga klubet thanë më pas se nuk e mbështesin këtë mënyrë trajtimi dhe se duan të përmirësohen.
Written by: admin
Post comments (0)