Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Në Suedi ka nisur një garë e veçantë gjuhësore: tani do të zgjidhet “svenskans bästa ord” fjala më e mirë në gjuhën suedeze.
Nga 8 000 fjalë të preferuara që kanë dërguar lexuesit, janë përzgjedhur 10 më të mirat, dhe votimi tashmë ka filluar.
“Favoritorden har en sak gemensamt”, thotë Anders Svensson, kryeredaktor i revistës Språktidningen (Revista e Gjuhës).
“Fjalët e preferuara kanë një gjë të përbashkët,” thotë ai.
Katër nga fjalët fituese në një fjali të vetme
Në një fjali të zakonshme suedeze ndodhen disa nga këto fjalë të dashura:
“Förlåt, men vi kanske kan ta en fika tillsammans?”
“Më fal, por ndoshta mund të pimë një kafe bashkë?”
Në këtë fjali gjenden katër nga dhjetë fjalët që kanë shansin të shpallen fjalët më të bukura të gjuhës suedeze:
förlåt (më fal), kanske (ndoshta), fika (pushim për kafe) dhe tillsammans (bashkë).
Kjo nismë është krijuar nga Språktidningen, e cila ka kërkuar nga lexuesit dhe ndjekësit e saj të dërgojnë fjalët e tyre të preferuara.
Janë mbledhur më shumë se tetë mijë sugjerime, nga të cilat vetëm dhjetë janë përzgjedhur për votim.
Tani votimi ka filluar, dhe në fund njëra prej tyre do të shpallet fituese.
Fjalët që ngjallin emocione të forta
“Interesi për fjalët dhe gjuhën suedeze është jashtëzakonisht i madh,” thotë ai.
Sipas tij, pjesëmarrja e lartë në votim tregon se njerëzit kanë një lidhje të fortë emocionale me gjuhën.
“Është fantastike të shohësh se sa ndjenja të forta kanë njerëzit për fjalë të veçanta.”
Ai shpjegon se secili person e përkufizon “fjalën më të mirë” në mënyrën e vet, dhe se zgjedhja e një fjale mund të tregojë si mendojmë dhe çfarë vlerësojmë në gjuhë.
“Fjalët tregojnë diçka për shoqërinë suedeze”
Sipas kryeredaktorit, fjalët e zgjedhura janë të larmishme, përfshijnë emra, folje dhe ndajfolje por kanë një element të përbashkët.
“Në mënyra të ndryshme, janë fjalë që tregojnë diçka për shoqërinë suedeze.” Thotë ai
Ai shton se këto fjalë pasqyrojnë një mentalitet tipik suedez dhe lidhjen e fortë që suedezët kanë me natyrën, stinët dhe ndryshimet e ditës dhe natës.
Këto janë 10 fjalët favorite për “svenskans bästa ord”:
Votimi është i hapur në faqen e Språktidningen deri më 31 dhjetor.
Lexuesit mund të zgjedhin fjalën e tyre të preferuar nga lista më poshtë:
Written by: admin