Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Skandi Alb Radio
Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Një doktorand në Universitetin e Lundit ka punuar më parë për shërbimin inteligjent iranian, zbulon një investigim i Expressen. Burri, i cili sot është shtetas suedez, ka qenë i punësuar në Iran për dy vite, përpara se të pranoheshe në universitet në vitin 2012, pa përmendur të kaluarën e tij.
Në profilin e tij në faqen zyrtare të Universitetit të Lundit, ai e përshkruante veten si ish-analist i lartë në shërbimin inteligjent të Iranit. Ky informacion ishte i aksesueshëm deri në vitin 2021, kur u fshi disa muaj më vonë.
Në një deklaratë për Expressen, ai thotë se nuk e dinte që punonte për shërbimet inteligjente iraniane në momentin kur u rekrutua dhe e përshkruan rolin e tij si të parëndësishëm.
— Kjo ka ndodhur shumë vite më parë dhe unë kurrë nuk kam pasur një pozicion zyrtar, thotë ai, duke pranuar se ka vepruar në mënyrë naive.
Written by: admin
Notifications
Post comments (0)