Lajme

Dritë jeshile për shërbimin e alkoolit pa lokal të brendshëm në Stokholm

todayDecember 12, 2025 19

Background
share close

Kroget në Stokholm tani mund të marrin leje për të shërbyer alkool edhe nëse nuk kanë fare ambiente të brendshme. Lajmi u raportua nga TT, pasi Kammarrätten në Stokholm vendosi se ligji për alkoolin nuk e ndalon këtë lloj veprimtarie.

Ky vendim ndryshon praktikën e mëparshme, e cila ishte bazuar në një vendim të Kammarrätten në Göteborg. Për shkak të atij vendimi, disa restorante kishin marrë refuzim për lejen e shërbimit të alkoolit.

“Tani kemi një praktikë të re dhe nuk kemi arsye ta ankimojmë në një instancë më të lartë,” tha për Mitt i Stockholm social- dhe trygghetsborgarrådet, Alexander Ojanne (S).

Ndërkohë, Dennis Wedin (M), borgarråd i opozitës, ka kërkuar një falje publike për restorantin Liebling, i cili këtë verë nuk mori leje për të shërbyer alkool për shkak të rregullave të mëparshme.

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%