Lajme

Dy shkolla mbyllen në Lindesberg pas një alarmi për person me sjellje të pazakontë

todayOctober 15, 2025 30

Background
share close

Dy shkolla në komunën e Lindesbergut janë mbyllur pasi policia mori një alarm për një person që po sillej “në mënyrë të pazakontë”. Lajmi është bërë i ditur nga disa media suedeze.

Sipas policisë, deri tani nuk ka asnjë shenjë që të ketë ndodhur ndonjë incident apo ndonjë ngjarje e rrezikshme. Askush nuk është lënduar.

“Situata për ne ende nuk është plotësisht e qartë, ndaj po hetojmë për të kuptuar se çfarë e shkaktoi alarmimin,” tha për agjencinë TT zëdhënësja e policisë, Sophia Jiglind.

Edhe spitali i Lindesbergut ka mbyllur dyert për arsye sigurie, ndërsa policia u ka bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë larg zonës derisa situata të sqarohen plotësisht.

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%