Lajme

Dyfishohet numri i fëmijëve nën 15 vjeç që dalin para gjykatës në Suedi

todayJanuary 6, 2026 180

Background
share close

Numri i fëmijëve nën moshën 15 vjeç, ndaj të cilëve dyshimet për vepra penale janë shqyrtuar në gjykatë, është rritur ndjeshëm. Sipas gazetës suedeze Dagens Nyheter (DN), gjatë vitit të kaluar ky numër është më shumë se dyfishua.

Në vitin 2024, gjykatat shqyrtuan dyshime për krime ndaj 38 fëmijëve nën 15 vjeç. Ndërsa vitin e kaluar, kjo shifër u rrit në 88 fëmijë.

Fëmijët nën 15 vjeç në Suedi nuk janë ende penalisht përgjegjës dhe nuk mund të dënohen për krime. Megjithatë, kur dyshimet për krim janë shumë të rënda, prokurori mund të ngrejë një të ashtuquajtur padi provuese (bevistsalan). Kjo bëhet për të shqyrtuar nëse fëmija është fajtor apo jo, edhe pse nuk jepet dënim.

Sipas të dhënave, vepra penale më e zakonshme për të cilën dyshoheshin këta fëmijë ishte tentativa për vrasje. Pas saj vjen shkelja e rëndë e ligjit për armët. Gjithsej, pesë fëmijë dyshoheshin për vrasje.

Ardavan Khoshnood, docent i mjekësisë së urgjencës dhe kriminolog në Universitetin e Lundit, thotë se nuk është i befasuar nga këto shifra. Sipas tij, arsyeja kryesore është një ndryshim i madh moral brenda bandave kriminale.

“Para dhjetë vitesh, rrjetet kriminale kishin një lloj nderi dhe rregullash që i respektonin”. Sot, kjo ka humbur plotësisht, thotë ai.

Sipas ekspertëve, përfshirja e gjithnjë e më shumë fëmijëve në krime të rënda është një zhvillim shqetësues për shoqërinë suedeze dhe tregon për një problem të thellë brenda krimit të organizuar.

Burimi: DN

 

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%