Lajme

Dyqanet me çmime të ulëta i detyrojnë të tjerët të ulin çmimet

todayAugust 25, 2025 24

Background
share close

Familjet me fëmijë që bëjnë pazarin në dyqane me çmime të ulëta mund të kursejnë shumë para. Sipas drejtorit ekzekutiv të Matpriskollen, Ulf Mazur, shpenzimet mund të bien deri në 22 mijë krona në vit, raporton agjencia TT.

Por kursimet nuk ndalen vetëm aty. Edhe prania e një dyqani të tillë në një komunë ka ndikim në çmime, pasi konkurrentët detyrohen të reagojnë dhe t’i ulin ato. Sipas Mazur, kjo sjell mesatarisht 7 mijë krona kursim në vit për çdo familje, vetëm nga konkurrenca më e fortë.

“Nuk është e nevojshme as të blesh në atë dyqan për të përfituar. Raporti tregon se çmimet do të ulen edhe tek dyqanet e tjera,” thotë Ulf Mazur.

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%