Lajme

Dyshime për abuzim ndaj fëmijës në qendrën e kthimit

todayFebruary 16, 2026 60

Background
share close

Një fëmijë dyshohet se është abuzuar seksualisht në qendrën e kthimit të Migrationsverket në Märsta, në veri të Stokholmit. Lajmi është bërë i ditur nga gazeta Aftonbladet.

Sipas gazetës, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur të hënën e kaluar. Javën e kaluar, disa media raportuan se në qendrën e kthimit ishte zhvilluar një aksion i madh policor. Policia nuk ka dhënë shumë detaje dhe ka deklaruar vetëm se bëhet fjalë për një krim të rëndë.

Prokurori i çështjes nuk ka pranuar të tregojë nëse ka ndonjë person të dyshuar.

Të premten, organizata Rädda Barnen ka bërë një kallëzim shqetësimi për të gjithë fëmijët që ndodhen në qendrën e kthimit në Märsta.

Burimi:Aftonbladet/SVT

Link:

https://www.aftonbladet.se/nyheter/a/j0a1Qo/sexbrott-mot-barn-pa-migrationsverkets-atervandandecenter-i-marsta-enligt-uppgifter

https://www. svt.se/nyheter/lokalt/stockholm/radda-barnen-orosanmaler-alla-barn-pa-atervandandecenter-i-marsta

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%