Lajme

Ekonomia mund të vendosë rezultatin e zgjedhjeve

todaySeptember 11, 2025 35

Background
share close

Ekonomia pritet të jetë një nga çështjet kryesore në zgjedhjet që do të mbahen pas një viti. Këtë e thotë Per Söderpalm, përgjegjës për opinionin publik tek Verian, në një intervistë për Dagens Industri (DI).

Sipas tij, nëse recesioni vazhdon dhe familjet mbeten pesimiste, do të jetë shumë e vështirë që partitë e marrëveshjes Tidö të kthejnë situatën në favorin e tyre. Por nëse ekonomia përmirësohet, atëherë zgjedhjet mund të bëhen më të ngushta dhe më të hapura.

Në fushën e ekonomisë, forcat politike janë pothuajse të barabarta. Söderpalm shpjegon se:

  • Partitë e Tidö-s kanë një përparësi të vogël kur flitet për ekonominë personale të qytetarëve.
  • Opozita ka një përparësi të lehtë kur flitet për nivelin e papunësisë.

Edhe analisti i Ipsos, Nicklas Källebring, paralajmëron që partitë e majta të mos shpallin fitoren para kohe.

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%