Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Gjendja në ekonomi po përmirësohet dhe po i afrohet niveleve normale. Sipas Institutit të Konjunkturës, indeksi i barometrit ekonomik është rritur për të dytin muaj radhazi dhe ka arritur në 96 pikë.
Instituti thekson se rritja ka prekur pothuajse të gjitha fushat e ekonomisë. Bizneset në përgjithësi e shohin situatën si më të qëndrueshme dhe në përputhje me mesataren e viteve të kaluara.
Megjithatë, familjet mbeten ende më pesimiste dhe nuk e ndjejnë përmirësimin në të njëjtën masë.
Sektori i tregtisë ka shënuar rritjen më të madhe, ku tregtarët shprehen më optimistë dhe indeksi i tyre ka arritur në 103,2 pikë.
Written by: admin