Lajme

Ekonomia suedeze nis të rritet ngadalë

todaySeptember 16, 2025 17

Background
share close

Ekonomia e Suedisë ka filluar të shfaqë shenja rritjeje gjatë tremujorit të dytë të vitit, sipas raportit të fundit të SCB.

Rritja është mbështetur kryesisht nga sektori i shërbimeve, si edhe nga shpenzimet më të larta të familjeve dhe investimet. Megjithatë, zhvillimi është ngadalësuar për shkak të një eksporti neto negativ.

“Edhe pse nuk bëhet fjalë për një rritje të madhe, është një sinjal pozitiv. Tregon se ekonomia ka nisur të kthehet ngadalë në rritje, pas një periudhe të gjatë ku ka qëndruar pothuajse e pandryshuar,” tha Johannes Holmberg, ekonomist në SCB.

Sipas “konjuktuklockan” së SCB-së për muajin korrik 2025, Suedia ndodhet ende në një recesion të lehtë. Pothuajse të gjithë treguesit ekonomikë janë nën mesataren e tyre afatgjatë, përveç numrit të makinave të reja të regjistruara, i cili ka qenë më i lartë.

Raporti thekson gjithashtu se sjellja e familjeve në lidhje me kursimet ka ndryshuar dukshëm që nga pandemia. Në vend që të rrisin borxhet, siç ndodhte më parë, ato po kursejnë më shumë se kurrë më parë. Kursimet po shkojnë kryesisht në fonde investimi, dhe jo në llogaritë bankare tradicionale.

Burimi: SCB

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%