Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Ekonomia e Suedisë ka shënuar një rritje më të madhe se sa kishin parashikuar analistët. Sipas të dhënave të publikuara nga Enti Suedez i Statistikave (SCB), ekonomia suedeze u rrit me 2,4% në tremujorin e tretë të këtij viti krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Parashikimet e mëparshme, sipas një përmbledhjeje të bërë nga Bloomberg, tregonin se Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) pritej të rritej vetëm me 1,6%.
Në krahasim me tremujorin e dytë të vitit 2025, PBB-ja e Suedisë është rritur me 1,1%, ndërsa pritjet ishin për një rritje prej 0,7%.
Këto shifra tregojnë se ekonomia suedeze po shënon një rimëkëmbje më të fortë se sa ishte parashikuar, duke dhënë sinjale pozitive për zhvillimin ekonomik të vendit.
Written by: admin