Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Ekonomia e Suedisë u tkurr në muajin tetor. Sipas njoftimit të SCB, Produkti i Brendshëm Bruto (BNP) ra me 0,3% krahasuar me shtatorin.
SCB shpjegon se kjo rënie vjen si pasojë e uljes së prodhimit në biznes dhe rënies së konsumit të familjeve.
“Pas katër muajve me rritje të konsumit të familjeve, shifrat e para për tetorin tregojnë një zhvillim negativ krahasuar me muajin paraardhës”, thotë Emil Råberg, statistikan në SCB.
Megjithatë, krahasuar me tetorin e vitit të kaluar, BNP u rrit me 2,1%.
Written by: admin