Lajme

Ekonomistët: Nuk ka arsye shumë të fortë për të fiksuar interesin e kredisë

todayDecember 25, 2025 10

Background
share close

Diferenca mes interesit të ndryshueshëm dhe atij të fikse për kreditë e banesave është zvogëluar gjatë këtij viti. Sipas agjencisë TT, kjo e bën situatën aktuale relativisht të favorshme për ata që po mendojnë të fiksojnë interesin e kredisë së shtëpisë.

Megjithatë, ekspertët theksojnë se historikisht interesi i ndryshueshëm ka qenë zgjedhja më e mirë në afat të gjatë. Ekonomistja e kursimeve në kompaninë Compricer, Christina Sahlberg, shpjegon se megjithëse interesi i lëvisshëm zakonisht del më lirë me kalimin e kohës, interesit fix mund të jetë një zgjidhje e pranueshme për ata që duan më shumë siguri.

“Nëse ndiheni më të qetë me interes fikse, atëherë tani ka shumë mundësi që kjo zgjedhje të mos jetë shumë e shtrenjtë, sepse diferenca mes interesave është e vogël, thotë ajo.

Edhe kryeekonomisti i bankës SBAB, Robert Boije, mendon se personat që kanë të ardhura të qëndrueshme dhe rezerva të mira financiare zakonisht nuk kanë një arsye shumë të fortë për ta fiksuar interesin. Megjithatë, ai paralajmëron se ka disa faktorë që mund të çojnë në rritjen e interesave të kredive të banesave gjatë vitit të ardhshëm.

Sipas tij, për këtë arsye, secili duhet të vlerësojë situatën e vet financiare përpara se të vendosë nëse do të zgjedhë interes të ndryshueshëm apo atë fikse.

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%