Lajme

Ekonomistët të ndarë për normat e interesit: A nevojitet një “ulje agresive”?

todayMarch 19, 2025 10

Background
share close

Banka Qendrore e Suedisë pritet të mbajë të pandryshuar normën e interesit gjatë takimit të saj të enjten. Megjithatë, ekspertët ekonomikë nuk janë të një mendimi të njëjtë për hapat që duhet të ndërmerren për ekonominë e vendit.

Robert Bergqvist, ekonomist në SEB, thekson se kushtet financiare janë shtrënguar ndjeshëm dhe se duhen masa urgjente për të përballuar situatën.

– “ Duhet të ishte një ulje agresive. Nuk më pëlqen ajo që po shoh,” deklaroi Bergqvist për gazetën DI.

Nga ana tjetër, Anna Hammer, shefja e investimeve në Länsförsäkringar, pajtohet se nga një këndvështrim konjukturor do të ishte e nevojshme një ulje e normave të interesit. Megjithatë, ajo sugjeron që të pritet për shkak të niveleve të larta të inflacionit, të cilat përbëjnë një rrezik të konsiderueshëm për ekonominë.

Ndryshe mendon kryeekonomistja e Handelsbanken, Christina Nyman, e cila vlerëson se gjendja e ekonomisë suedeze po përshkruhet me një pesimizëm të tepruar. Ajo beson se nuk ka nevojë për ulje të mëtejshme të normave të interesit dhe se ekonomia mund të përballojë kushtet aktuale.

Ndërkohë, analistët presin me interes vendimin e Bankës Qendrore të enjten, pasi ai mund të përcaktojë drejtimin e ekonomisë suedeze në muajt në vijim.

Written by: admin

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%