Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Skandi Alb Radio
Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Monedha suedeze, krona, është tani më e forta ndër valutat kryesore në botë, diçka që ndodh shumë rrallë. Sipas ekonomistit të njohur të bankës SEB, Robert Bergqvist, kjo është shenjë që bota po e sheh Suedinë me një sy më pozitiv.
– Është krijuar një imazh i ri për Suedinë jashtë vendit, dhe ai është shumë më i mirë se më parë, thotë ai për SvD Näringsliv.
Normalisht, në kohë pasigurie, investitorët shmangin monedhat e vogla si krona dhe i drejtohen valutave më të sigurta, si dollari amerikan apo franga zvicerane. Por këtë herë po ndodh e kundërta dhe ky është lajm i mirë për ekonominë suedeze.
“Kur forcohet krona, çmimet rriten më ngadalë, dhe kjo ndihmon në uljen e inflacionit”, thotë Bergqvist.
Rritja e vlerës së kronës është një shenjë që investitorët po i besojnë më shumë ekonomisë suedeze dhe të ardhmes së saj.
Written by: admin
Notifications
Post comments (0)