Lajme

Ekspertët: Edhe Suedia duhet të heqë TVSH-në për frutat dhe perimet

todayJuly 30, 2026 1

Background
share close

Danimarka ka vendosur të heqë TVSH-në për frutat dhe perimet. Sipas disa ekspertëve që kanë folur për gazetën suedeze Dagens Nyheter (DN), edhe Suedia duhet të ndjekë të njëjtin shembull.

Profesori i shëndetit publik, Stefan Swartling Peterson, nga Instituti Karolinska, thotë se një politikë më e mirë ushqimore mund të parandalojë qindra vdekje dhe mijëra raste me kancer.

“Sot, në shumë raste, është më e shtrenjtë të blesh fruta dhe perime sesa ushqime gjysmë të gatshme”, shprehet ai.

Sipas ekspertëve, ulja e përkohshme e TVSH-së për ushqimet, e vendosur nga qeveria, ka bërë që të ulen çmimet edhe për ushqimet e pashëndetshme.

Për këtë arsye, studiuesit e shëndetit publik propozojnë që ulja e TVSH-së të zbatohet vetëm për produktet me etiketën “Nyckelhålet”, simboli suedez që tregon ushqimet më të shëndetshme. Ndërkohë, ata kërkojnë që produktet me përmbajtje të lartë sheqeri të tatohen me tarifa dhe taksa të veçanta, për të nxitur një ushqyerje më të shëndetshme.

Burimi: DN/DR

Link:https://www.dn.se/sverige/danmark-slopar-moms-pa-gront-forskare-vill-att-sverige-foljer-efter/

https://www.dr.dk/nyheder/penge/regeringen-svinger-kniv-mod-moms-paa-madvarer-bliver-dyrt-og-boevlet-lyder-advarsler

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%