Lajme

Ekspertët: Inflacioni i paqartë, Banka Qendrore në situatë të vështirë.

todaySeptember 6, 2025 24

Background
share close

Shifrat paraprake të inflacionit të publikuara të enjten treguan rezultate të përziera, gjë që e bën të vështirë të kuptohet se ku po shkon ekonomia. Këtë e theksoi krye-ekonomisti i Dahlgren Capital, Klas Eklund, në emisionin Ekonomibyrån të SVT-së.

“Është e arsyeshme të besohet se trendi është në një rënie të ngadaltë, por nuk ka asgjë të sigurt. Prandaj, Banka Qendrore ndodhet në një situatë mjaft të ndërlikuar”, tha Eklund.

Ai parashikon se Riksbanken (Banka Qendrore e Suedisë) do të ulë pak normën e interesit, por thekson se këtë herë normat do të ndalen në një nivel më të lartë sesa ciklin e kaluar.

Edhe drejtori i përgjithshëm i Konjunkturinstitutet (Institutit të Konjukturës) ndan të njëjtën pikëpamje. Ai thekson se sfida për Bankën Qendrore është më e madhe se sa shumë njerëz e mendojnë.

“Përveç pasigurisë për inflacionin, duhet shtuar edhe fakti që qeveria ka dalë me një politikë fiskale më të gjerë nga sa kishte llogaritur ndoshta Banka Qendrore, dhe kjo mund të ketë ndikim gjithashtu”, u shpreh ai.

Vendimi i radhës për normat e interesit pritet të publikohet më 23 shtator.

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%