Lajme

Ekspertët: Ja rastet që punëdhënësi mund t’ju ndërpriten pushimet vjetore?

todayJuly 16, 2026 104

Background
share close

Edhe nëse pushimet vjetore janë miratuar nga punëdhënësi, ato mund të ndërpriten në raste të veçanta. Sipas ekspertëve të intervistuar nga agjencia suedeze TT, kjo mund të ndodhë vetëm kur punëdhënësi ka arsye shumë të forta dhe të jashtëzakonshme, që lidhen me situata të papritura.

Raste të tilla mund të jenë kur shumë punonjës sëmuren në të njëjtën kohë ose kur kompania përballet me një krizë të menjëhershme financiare.

Caroline Lindeberg, negociatore e sindikatës Akavia, shpjegon se në sektorin e kujdesit shëndetësor arsye të tilla janë më të lehta për t’u justifikuar. Ndërsa në profesionet administrative dhe të zyrës, punëdhënësi duhet të provojë se ka ndodhur një ngjarje vërtet e papritur, e cila nuk ka mundur të planifikohej ose të parashikohej.

Nga ana tjetër, edhe punëmarrësi ka të drejta. Ai mund të refuzojë kërkesën për të ndërprerë pushimet, duke paraqitur arsye të vlefshme, si për shembull fakti që ka fëmijë të vegjël për të cilët duhet të kujdeset.

Burimi: Omni/TT

Link: https://tt.omni.se/da-far-chefen-kalla-in-dig-fran-semestern/a/8pO89G

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%