Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Ndryshimet e reja në rregullat e kredive hipotekare, të cilat do të hyjnë në fuqi në muajin prill, do të kufizojnë mundësinë për të marrë kredi shtesë. Këto kredi zakonisht përdoren nga familjet për të rinovuar shtëpitë pas blerjes.
Sipas dy ekspertëve të ekonomisë së banesave, Robert Boije dhe Kent Persson, ky ndryshim është problematik sepse prek më së shumti familjet me më pak kapital. Ata e kanë shprehur shqetësimin e tyre në një artikull në DN Debatt.
Sipas tyre, personat që kanë nevojë të rinovojnë shtëpinë pas blerjes do të përballen me vështirësi. Me kufizimin e ri, ata do të detyrohen të marrin kredi pa kolateral (blancolån), të cilat janë dukshëm më të shtrenjta se kreditë hipotekare. Alternativa tjetër do të jetë që të marrin një kredi hipotekare më të madhe që në fillim, më të madhe sesa kishin planifikuar.
Autorët e debatit janë:
Robert Boije, kryeekonomist në SBAB
Kent Persson, drejtor ekzekutiv i faqes Bostadspolitik
Burimi: DN / Regeringen.se
Link: https://www.dn.se/debatt/nya-laneregeln-kommer-sla-mot-dig-som-maste-renovera/
https://www.regeringen.se/rattsliga-dokument/proposition/2026/02/prop.-202526119
Written by: admin