Lajme

Ekspertët paralajmërojnë: Anuloni pasaportat pas rrjedhjes së të dhënave në hotelet italiane

todayAugust 17, 2025 179

Background
share close

Një sulm kibernetik në disa hotele në Itali ka sjellë vjedhjen e afro 100 mijë dokumenteve të identitetit të pushuesve. Mes tyre ka edhe turistë nga vende të ndryshme të Europës, përfshirë edhe Suedinë.

Eksperti i sigurisë kompjuterike, André Catry, thotë se udhëtarët duhet të marrin masat dhe të anulojnë pasaportat apo kartat e tyre të identitetit që kanë dorëzuar nëpër hotele.

Sipas tij, hajdutët e të dhënave mund t’i përdorin dokumentet e vjedhura për të hapur llogari bankare në emrin e viktimave. Llogaritë më pas mund të shfrytëzohen për pastrim parash ose veprime të tjera të paligjshme.

“Rreziku është i madh. Mund të ndodhë që autoritetet suedeze të marrin informacion për një llogari bankare në emrin tuaj dhe ju të dyshoheni padrejtësisht për mashtrim ose evazion fiskal,” paralajmëron Catry.

Incidenti ka ngritur shqetësim të madh tek udhëtarët, të cilët tani këshillohen të kontrollojnë menjëherë dokumentet e tyre dhe, nëse është e nevojshme, t’i zëvendësojnë me të reja për të shmangur pasojat.

Burimi: TT

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%