Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Viti 2026 ka të gjitha kushtet për të qenë një vit më i mirë ekonomik për Suedinë. Kështu vlerëson Olof Manner, këshilltar i lartë dhe makroekonomist në Swedbank, në një shkrim të publikuar në Placera.
Sipas Manner, ka shenja të qarta se rritja ekonomike e udhëhequr nga konsumi ka nisur gjatë gjysmës së dytë të vitit. Ai thekson se kjo mund të sjellë edhe rikthimin e investimeve të huaja në tregun suedez. Një zhvillim i tillë, sipas tij, do t’i jepte një shtysë shtesë bursës dhe do të forconte monedhën suedeze, kronën.
Edhe Viktor Munkhammar nga gazeta Dagens Industri (DI) shpreh pothuajse të njëjtin optimizëm. Ai thotë se rritja e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) ka ardhur me një vit vonesë, por se viti i ardhshëm ka të gjitha kushtet për të qenë më i miri që nga rimëkëmbja pas pandemisë në vitin 2021.
Munkhammar kujton se viti 2025 ishte edhe një vit tjetër me rritje reale të pagave. Ndërkohë, për vitin 2026 pritet një politikë fiskale edhe më ekspansive, si dhe norma më të ulëta interesi. Sipas tij, këta faktorë krijojnë kushte shumë të mira që viti 2026 të shënojë një përmirësim të fortë ekonomik për Suedinë.
Written by: admin