Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Vjeshta ka hyrë në një fazë më të errët. Ekuinoksi i vjeshtës ka kaluar dhe ditët po bëhen gjithnjë e më të shkurtra. Sipas ekspertit Arne Lowden, i cili merret me studimin e gjumit dhe ndikimit të dritës, një nga mënyrat më të mira për ta përballuar këtë periudhë është të marrim çdo ditë sa më shumë dritë natyrale.
Lowden thotë për gazetën DN se një shëtitje gjatë ditës, veçanërisht gjatë pushimit të drekës, mund të ndihmojë trupin të përshtatet me ndryshimin e stinës dhe mungesën e dritës.
Por, sipas tij, nuk është vetëm drita e ditës që ndihmon. Eksperti këshillon gjithashtu që gjatë vjeshtës dhe dimrit të kujdesemi për marrjen e vitaminës D përmes ushqimit.
Vitamina D mund të merret nga ushqime të ndryshme, si salmoni dhe skumbri “stavrid”, por edhe nga produktet e qumështit, vezët dhe kërpudhat.
Një tjetër këshillë është të mos shkëputemi nga njerëzit përreth nesh. Takimet dhe koha e kaluar me familjen dhe miqtë janë gjithashtu të rëndësishme gjatë periudhës së errët të vitit.
Lowden këshillon edhe vazhdimin e aktivitetit fizik dhe ushtrimeve. Sipas tij, është e rëndësishme të mos ndalojmë së lëvizuri vetëm sepse ditët janë më të shkurtra dhe moti është më i ftohtë.
Në mbrëmje, eksperti rekomandon të shmanget edhe përdorimi i telefonit dhe scrollimi i gjatë në rrjetet sociale, sidomos para gjumit.
Ai shpjegon se përdorimi i ekraneve dhe qëndrimi zgjuar vonë mund të prishin ritmin normal të gjumit.
“Atëherë krijojmë një lloj “jet lagu” në shtëpi. Bëhet më e vështirë të biem në gjumë dhe më e vështirë të ngrihemi në mëngjes”, thotë Arne Lowden.
Mesazhi i ekspertit është i thjeshtë: gjatë muajve të errët duhet të përpiqemi të marrim dritë natyrale çdo ditë, të ushqehemi mirë, të qëndrojmë aktivë, të kalojmë kohë me familjen dhe miqtë dhe të shmangim përdorimin e tepërt të telefonit në orët e vona të mbrëmjes.
Burimi: DN
Link: https://www.dn.se/sverige/nu-blir-det-morkare-sa-tar-du-dig-genom-vintern/
Written by: admin