Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Rrjetet e klubeve aktive të ekstremit të djathtë po marrin gjithnjë e më shumë vëmendje në Suedi gjatë muajve të fundit. Sipas studiuesit Christer Mattsson nga Instituti Segerstedt, i cili hulumton proceset e radikalizimit dhe ekstremizmit të djathtë, këto lëvizje po përjetojnë një “moment rritjeje”. Ai thotë se është kryesisht rinia ajo që po tërhiqet nga këto grupe.
”Kjo i bën ata më të paparashikueshëm”, shpjegon Mattsson për gazetën Svenska Dagbladet (SvD).
Lëvizja u bë shumë e komentuar këtë verë, pasi djali i ministrit të emigracionit Johan Forssell (Moderaterna) rezultoi se kishte lidhje me të. Kohët e fundit, ajo është përmendur sërish pasi katër të rinj me lidhje me këtë rrjet janë akuzuar për disa sulme të dhunshme me motive raciste që ndodhën gjatë një nate në Stokholm.
Mattsson kujton gjithashtu se lëvizja naziste Nordiska motståndsrörelsen (NMR), në periudhën e saj më të fortë, kishte synim të mblidhte 1 000 persona në një demonstratë dhe ishte shumë pranë për ta arritur këtë numër.
Sipas tij, klubet aktive mund të bëhen më të dhunshme se NMR, por nuk pritet të arrijnë përmasa më të mëdha në numër anëtarësh.
Written by: admin