Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Rreth 420 mijë banorë në Suedi rrezikojnë të paguajnë shumë më tepër para për korentin e tyre, thotë ekspertja e faqes Elskling, Anne by Nazemi, shkruan DI.
Shkaku është i thjeshtë: shumë familje nuk zgjedhin vetë një kontratë për rrymën dhe përfundojnë automatikisht tek opsioni më i shtrenjtë i kompanive të energjisë i quajtur kontratë e caktuar (anvisat avtal).
Sipas ekspertes, kjo do të thotë se konsumatorët mund të paguajnë 10–26% më shumë për të njëjtën energji. Në shifra konkrete, kjo është rreth 900 korona më shumë në muaj, ose afërsisht 4 600 korona në vit.
“Shumë njerëz ndoshta mendojnë se nuk ka rëndësi çfarë kontrate rryme kanë,” thotë Nazemi.
Mesazhi i saj është i qartë: të gjithë duhet të kontrollojnë kontratën e tyre të energjisë elektrike për të mos paguar kot më shumë.
Written by: admin