Lajme

Eksperti paralajmëron: Çmimet e larta të energjisë elektrike mund të vazhdojnë gjatë gjithë dimrit në Suedi

todayNovember 2, 2026 5

Background
share close

Çmimet e energjisë elektrike në jug të Suedisë kanë shënuar rritje të ndjeshme dhe mund të mbeten në nivele të larta gjatë gjithë dimrit. Këtë paralajmërim e jep eksperti i çmimeve të energjisë në kompaninë Fortum, Patrik Södersten, në një koment për gazetën suedeze Expressen.

Gjatë muajit tetor, çmimi mesatar i energjisë elektrike në zonën 4 të Suedisë, që përfshin pjesën jugore të vendit, arriti në 1,57 korona suedeze për kilovat-orë. Ky është çmimi më i lartë i regjistruar që nga viti 2022.

Ndërsa muaji nëntor ka nisur edhe më shtrenjtë, me çmime që kanë arritur rreth 3 korona për kilovat-orë.

Sipas ekspertit Södersten, arsyeja kryesore e kësaj rritjeje është mungesa e erës, e cila ndikon në prodhimin e energjisë nga turbinat e erës. Një tjetër faktor është edhe vonesa në punimet e mirëmbajtjes së centraleve bërthamore.

Ai shpjegon se kur centralet bërthamore nuk punojnë me kapacitet të plotë, Suedia bëhet më e varur nga kushtet atmosferike për të siguruar energjinë e nevojshme.

Eksperti paralajmëron se nëse vendi përballet me temperatura të ulëta, pak erë dhe vonesa të tjera në mirëmbajtjen e centraleve bërthamore, çmimet e larta të ditëve të fundit mund të vazhdojnë edhe gjatë muajve të ardhshëm.

“Kur centralet bërthamore nuk funksionojnë me kapacitet të plotë, ne bëhemi shumë të varur nga moti. Nëse kemi një vjeshtë dhe dimër të ftohtë, me pak erë, si dhe vonesa të tjera në mirëmbajtjen e centraleve bërthamore, çmimet që kemi parë gjatë ditëve të fundit mund të bëhen normë dhe jo përjashtim gjatë muajve të ardhshëm”, shprehet Patrik Södersten.

Kjo do të thotë se familjet dhe konsumatorët në jug të Suedisë mund të përballen me fatura të larta të energjisë elektrike edhe gjatë muajve të dimrit.

Burimi:Expressen

Link:https://www.expressen.se/nyheter/sverige/expertens-varning-om-elpriserna-kommande-manader/

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP