Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Euro ka vazhduar të forcohet kundrejt kronës suedeze dhe për herë të dytë gjatë këtij viti ka kaluar nivelin e 11 kronave. Kjo ndodhi pasi Banka Qendrore Evropiane (ECB) rriti normën e depozitave, një vendim që pritej nga tregjet financiare.
Sipas Amanda Sundström, stratege e valutave në bankën SEB, dobësimi i kronës mund të mos zgjasë edhe për shumë kohë. Ajo shprehet se në periudhën afatshkurtër, një konflikt i zgjatur në Lindjen e Mesme mund të ushtrojë presion të mëtejshëm mbi monedhën suedeze.
Megjithatë, Sundström thekson se nëse situata në Lindjen e Mesme qetësohet dhe ekonomia globale vazhdon të mbetet e qëndrueshme, krona suedeze ka mundësi të forcohet përsëri. Sipas saj, kjo mund të ndodhë në fund të këtij viti ose gjatë vitit 2027.
“Jam megjithatë relativisht pozitive se krona mund të bëhet më e fortë”, deklaroi ajo.
Ekspertët vlerësojnë se zhvillimet gjeopolitike dhe gjendja e ekonomisë botërore do të jenë faktorët kryesorë që do të ndikojnë në ecurinë e kronës suedeze në muajt dhe vitet e ardhshme.
Burimi: EFN/DI
Link:https://efn.se/valutastrategen-tror-pa-kronrevansch
https://www.di.se/valutor/
Written by: admin