Lajme

Ekspertja shpjegon: Sa kohë mund të qëndrojë ushqimi në ngrirje

todayAugust 21, 2025 56

Background
share close

Ngrirja, zakon në çdo shtëpi.

Të ngrirë ushqimin është diçka që bëhet kudo. Prej kohësh thuhet se ngrirja e zgjat jetëgjatësinë e tij. Por pyetja mbetet, sa kohë mund të qëndrojë ushqimi i ngrirë dhe të jetë ende i sigurt?

Sipas Catarina Flink, mikrobiologe në Autoritetin Suedez të Ushqimit (Livsmedelsverket), përgjigjja është e thjeshtë:

Ushqimi i ngrirë mund të qëndrojë pothuajse pafundësisht pa u bërë i rrezikshëm. E vetmja gjë që ndryshon është cilësia.

Çfarë ndodh në ngrirje?

  • Ngrirja ndalon përhapjen e mikroorganizmave që e prishin ushqimin.
  • Ndryshimet lidhen vetëm me shijen, erën dhe pamjen.
  • Procesi i ngrirjes bën që ushqimi të humbasë ujë dhe të thahet pak, por nuk bëhet i dëmshëm.

Sa zgjat në të vërtetë?

Në internet ka shumë tabela që tregojnë afate për produkte të ndryshme, por Flink thotë se nuk ka rregulla të sakta.

Përdorni shqisat tuaja: shikoni, nuhasni, shijoni. Nëse duket mirë, hahet, shpjegon ajo.

Por ajo thekson disa dallime:

  • Mishi dhe peshku me shumë yndyrë: kanë jetë më të shkurtër, pasi yndyra prishet më shpejt dhe kjo ndihet nga aroma.
  • Frutat e pyllit dhe buka: kanë jetë shumë të gjatë në ngrirje.

Çfarë vlere ka data “më së miri para”?

Rregulli për të përdorur shqisat vlen edhe për produktet e gatshme të ngrira.

Data “të konsumohet më së miri para” tregon deri kur kompania garanton cilësinë. Pas asaj date, shija mund të mos jetë më e njëjtë, por nëse duket dhe nuhatet mirë, ushqimi është i ngrënshëm, shpjegon Flink.

Ushqimi në ngrirje nuk bëhet i rrezikshëm, vetëm mund të humbasë pak nga shija dhe pamja. Ekspertja këshillon: mos kini frikë nga data, por besoni te shqisat tuaja.

Burimi: GP

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%