Lajme

Elisabeth Svantesson: Paratë për reforma të reja pothuajse janë mbaruar

todayFebruary 13, 2026 15

Background
share close

Hapësira financiare për reforma në mandatin e ardhshëm është pothuajse e shteruar. Kështu deklaroi ministrja e Financave e Suedisë, Elisabeth Svantesson   (Moderaterna), sipas agjencisë suedeze të lajmeve TT.

Në një konferencë për shtyp, ajo tha se do të ketë shumë pak hapësirë për premtime zgjedhore që nuk kanë mbulim financiar.

“Do të ketë hapësirë të kufizuar për premtime elektorale të pafinancuara. Është e rëndësishme që qytetarët suedezë ta dinë këtë”, u shpreh Svantesson.

Qeveria në vjeshtën e kaluar prezantoi një hapësirë reformash prej 80 miliardë koronash suedeze. Në këtë shumë përfshiheshin iniciativa të reja si ulja e taksave dhe ulja e TVSH-së për ushqimet, masa që parashihen të zbatohen për vitin zgjedhor 2026.

Deklarata e ministres ka shkaktuar reagime nga opozita. Zëdhënësi për çështjet financiare i Socialdemokratëve, Mikael Damberg, e quajti këtë një mesazh tronditës për qytetarët.

“Ky është një chockbesked (mesazh tronditës) nga ministrja e Financave për popullin suedez. Åkesson dhe Kristersson i kanë zbrazur hambarët”, shkroi Damberg në një koment për TT.

Burimi: Omni/TT

Link: https://tt.omni.se/svantesson-pengarna-for-nya-reformer-ar-slut/a/Gx36vV

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%