Lajme

Elon Musk: “Olof Palme e shkatërroi Suedinë”

todayNovember 23, 2025 167

Background
share close

Elon Musk është futur sërish në debatin shoqëror në Suedi, shkruan Expressen.

Gjithçka nisi me një postim në X nga aktivisti suedez ekstremist i djathtë Christian Peterson. Ai pretendoi se ish-kryeministri Olof Palme në vitin 1975 “e bëri multikulturalizmin pjesë të kushtetutës”, gjë që sipas tij ka sjellë emigracion masiv dhe rritje të dhunës me armë në ditët e sotme.

Nën këtë postim, Elon Musk komentoi shkurt: “Ai e shkatërroi Suedinë.”

Peterson i referohej një propozimi të paraqitur nga qeveria e atëhershme, ku kërkohej më shumë barazi dhe solidaritet në politikën e emigracionit. Po ashtu, në dokument theksohej se emigrantët duhet të kenë mundësi të bëhen pjesë e identitetit kulturor suedez dhe të marrin pjesë në vendimmarrje për çështjet që lidhen me ta.

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%