Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Emanueli, një foshnjë tetë muajshe e lindur në Suedi, rrezikon të dëbohet në Iran, vendin e origjinës së prindërve të tij, ndërkohë që pjesa tjetër e familjes ka leje të rregullt qëndrimi në Suedi. Lajmi është bërë i ditur nga Svergies Radio Ekot.
Nëna e tij, Masoumeh Ghorbani, punon si infermiere ndihmëse në Karolinska në Stockholm. Ajo ka siguruar leje pune në Suedi përmes të ashtuquajturit “spårbyte”, një procedurë që u mundëson azilkërkuesve të kalojnë në leje pune nëse plotësojnë kushtet përkatëse.
Megjithatë, pas një ndryshimi në ligj, familjarët e personave që kanë përfituar nga kjo procedurë nuk mund të marrin më leje qëndrimi. Si pasojë e këtij ndryshimi, Emanueli është përfshirë nga vendimi për dëbim.
Masoumeh Ghorbani shprehet e shqetësuar pas marrjes së njoftimit.
”Ne menduam se, përderisa jemi një familje, do të mund të jetonim së bashku”, tha ajo.
Sipas Jesper Tengroth, shef i shtypit në Migrationsverket, në këtë rast interesi më i mirë i fëmijës nuk ka peshë të madhe, pasi mungon baza ligjore për dhënien e lejes së qëndrimit.
Familja ka paraqitur ankesë dhe ka apeluar vendimin.
Burimi:sverigesradio
Link: https://www.sverigesradio.se/artikel/migrationsverket-vill-utvisa-atta-manaders-bebis
Written by: admin