Lajme

Emigracion: Dousa kritikon ashpër deklaratën e SD-së: “Fokusi nuk duhet të jetë te etnia”

todayJuly 17, 2026 72

Background
share close

Ministri suedez për Bashkëpunimin Ndërkombëtar dhe Tregtinë e Jashtme, Benjamin Dousa (Moderatët), ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të deputetit të Demokratëve të Suedisë (SD), Ludvig Aspling, lidhur me emigrantët, raportoi gazeta Dagens ETC.

Në një intervistë të publikuar më herët gjatë kësaj jave, Aspling deklaroi se në Suedi ka shumë njerëz që “nuk janë etnikisht suedezë” dhe se kjo, sipas tij, “ka shkaktuar probleme shumë të mëdha”.

Duke komentuar këto deklarata, Dousa tha se debati po kthehet sërish te etnia, ngjyra e flokëve dhe ngjyra e lëkurës, në vend që të përqendrohet te ajo që është vërtet e rëndësishme.

“Edhe një herë fokusi vihet te etnia, ngjyra e flokëve dhe ngjyra e lëkurës, e jo te ajo që është me të vërtetë e rëndësishme”, tha ai.

Sipas Dousës, rëndësi ka nëse një person është pjesë e shoqërisë suedeze dhe kontribuon në të, jo prejardhja apo përkatësia e tij etnike.

Edhe ministrja e Klimës dhe Mjedisit, Romina Pourmokhtari (Partia Liberale), u distancua nga deklaratat e Aspling.

Ndërkohë, ministri Erik Slottner (Kristiandemokratët) tha se Aspling ka pjesërisht të drejtë kur flet për faktin se dallimet kulturore mund të krijojnë probleme. Megjithatë, ai theksoi se duhet treguar kujdes që njerëzit të mos ndahen në “suedezë etnikë” dhe “jo suedezë etnikë”.

Burimi: ETC

Link: https://www.etc.se/inrikes/haarda-tidoekritiken-mot-sd-inget-med-etnicitet-att-goera

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%