Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Shumica e emigrantëve jashtëevropianë që largohen nga Suedia janë me arsim të lartë. Sipas të dhënave nga Enti Suedez i Statistikave, 57% e tyre kanë ndjekur studime pas shkollës së mesme.
Vitin e kaluar, rreth 17 mijë persona të lindur jashtë Evropës u larguan nga Suedia. Më shumë se gjysma e tyre kishin diplomë universitare apo arsim të ngjashëm.
Sipas ekspertes Andrea Monti nga Universiteti i Mälardalen-it, shumë prej këtyre njerëzve nuk arrijnë të punojnë në profesionin e tyre në Suedi.
“Ata nuk mund të përdorin arsimimin e tyre, ose nuk marrin punën apo pagën që kanë pritur”, shpjegon ajo për radion Ekot.
Shkaku kryesor i largimit duket të jetë mungesa e mundësive për punë të kualifikuara që përputhen me shkollimin e tyre.
Written by: admin
Post comments (0)