Lajme

Epërsia e opozitës bie ndjeshëm, Demokratët Suedezë rriten në sondazhe

todayOctober 29, 2025 28

Background
share close

Epërsia e opozitës në Suedi është zvogëluar ndjeshëm, sipas një sondazhi të fundit nga Indikator Opinion, i publikuar nga Ekot.

Në tre matjet e mëparshme, blloku i majtë (i njohur si rödgröna) kishte një avantazh prej më shumë se dhjetë pikë përqindjeje ndaj partive të marrëveshjes Tidö. Por në sondazhin e tetorit 2025, kjo epërsi është ulur në vetëm 5,6 pikë përqindjeje.

Sipas sondazhit, arsyeja kryesore për këtë ndryshim është rritja e mbështetjes për Demokratët Suedezë (SD), ndërsa tre partitë më të majta kanë humbur mbështetjen.

Partia SD ka arritur në 22,9%, ndërsa Moderatat kanë rënë pak në 17,4%. Demokratët e Krishterë (KD) kalojnë për herë të parë pragun elektoral pas më shumë se dy vjetësh, me 4,3%. Nga ana tjetër, Liberalët (L) kanë marrë një rezultat shumë të ulët vetëm 2%.

Rezultatet e sondazhit të tetorit 2025 (krahasuar me shtator 2025):

  • Partia e Majtë (V): 6,6 % (7,2 %)
  • Partia e Gjelbër (MP): 4,7 % (6,3 %)
  • Socialdemokratët (S): 35,4 % (36,0 %)
  • Partia e Qendrës (C): 5,5 % (4,9 %)
  • Liberalët (L): 2,1 % (2,0 %)
  • Moderatat (M): 17,4 % (18,0 %)
  • Demokratët e Krishterë (KD): 4,3 % (3,2 %)
  • Demokratët Suedezë (SD): 22,9 % (21,0 %)

Rreth sondazhit të Indikator Opinion

Punonjësit e Indikator Opinion janë trajnuar në Programin Suedez të Kërkimit për Zgjedhje pranë Universitetit të Göteborg-ut. Instituti thekson se sondazhet e tij bazohen vetëm në metoda shkencore të provuara.

Pjesëmarrësit në sondazh përzgjidhen plotësisht në mënyrë të rastësishme. Pyetja që u shtrohet është:

“Si do të votoje nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot?”

Në rast se personi nuk përgjigjet, bëhet një pyetje shtesë:

“Cilën parti e pëlqen më shumë?”

Rezultatet peshohen sipas statistikave zyrtare për gjininë, moshën dhe votën në zgjedhjet parlamentare të vitit 2022.

Që nga viti 2023, Ekot i Radios Suedeze përdor rregullisht matjet e Indikator Opinion për raportimet e saj politike.

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%