Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Suedisë i është ofruar ndihmë nga Europol për shkak të valës së shpërthimeve që kanë tronditur vendin. Këtë e konfirmon Linda Staaf, shefja kombëtare e Europol-it, për Aftonbladet.
Vetëm gjatë muajit janar janë regjistruar 32 shpërthime në të gjithë Suedinë, kryesisht në rajonin e Stokholmit.
– Është e zakonshme në situata ndërkombëtare që vende të tjera të ofrojnë mbështetje dhe ndihmë, tha Staaf për gazetën.
Europol ka për detyrë të koordinojë shkëmbimin e informacioneve të inteligjencës midis vendeve të BE-së. Sipas Staaf, Europol nuk mund të dërgojë forca policore apo hetues në Suedi, por mund të ndihmojë përmes shkëmbimit të informacionit dhe zhvillimit të teknologjisë.
Written by: admin
Post comments (0)