Lajme

Falimentimet në Suedi bien ndjeshëm. Sinjal i rimëkëmbjes ekonomike

todayAugust 1, 2025 29

Background
share close

Numri i kompanive që falimentuan në Suedi ra me 30% gjatë korrikut, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Të dhënat e reja nga UC dhe Creditsafe tregojnë se ky është muaji i katërt rresht me rënie të falimentimeve, një shenjë se ekonomia suedeze mund të jetë në rrugën e rimëkëmbjes.

“Parashikimi për ekonominë suedeze është që rikuperimi të fillojë në gjysmën e dytë të vitit 2025, dhe shifrat e korrikut e mbështesin këtë,” tha Amanda Aldestam, analiste në UC.

Rënia u ndje më shumë në:

  • Tregtinë me shumicë, ku falimentimet ranë 45%
  • Ndërtim, me 23% më pak falimentime
  • Hotele dhe restorante, me rënie 26%
  • Tregtinë me pakicë, me 8% më pak falimentime

Ndërkohë, edhe hapja e bizneseve të reja shënoi një rënie të lehtë prej 3%.

Ekspertët thonë se këto shifra tregojnë një stabilizim të ekonomisë pas një periudhe të vështirë.

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%