Lajme

Familjet besojnë se çmimet e banesave do të qëndrojnë të pandryshuara

todayOctober 13, 2025 23

Background
share close

Një në katër familje beson se çmimet e banesave do të qëndrojnë të pandryshuara gjatë vitit të ardhshëm, sipas Indikatorit të Çmimit të Banesave të SEB për muajin tetor, i cili mbetet në 29 njësi  pak nën mesataren historike. Ndërkohë, 43% presin rritje të çmimeve dhe 14% presin ulje.

Familjet presin që norma e bazës e interesit së Bankës Qendrore (Riksbanken) të jetë 1,84% pas një viti, një ulje me 0,23 pikë përqindjeje nga muaji i kaluar. Përqindja e atyre që planifikojnë të lidhin normën e huasë së banesës ka rënë nga 12 në 10%.

“Edhe pse ka një ndikim të qartë pozitiv në ekonominë private, në formë të uljes së normës bazë tl interesit dhe një buxheti të madh nga qeveria, familjet tregojnë ende një qëndrim të kujdesshëm ndaj çmimeve të banesave”, komentoi Américo Fernández, ekonomist i sektorit privat në SEB.

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%