Lajme

Familjet suedeze do të paguajnë dyfish për energjinë elektrike këtë vjeshtë

todayOctober 7, 2025 34

Background
share close

Familjet në Suedi duhet të përgatiten për një rritje të madhe të çmimit të energjisë elektrike gjatë vjeshtës. Sipas një parashikimi të publikuar nga kompania energjetike Bixia, çmimet e rrymës pritet të dyfishohen krahasuar me vjeshtën e kaluar.

Sipas kompanisë, çmimi mesatar për energjinë elektrike do të jetë rreth 50 öre për kilovat/orë (kWh).

“Kjo është pothuajse dyfish më shumë se në vjeshtën e vitit 2024, kur mesatarja ishte pak mbi 30 öre,” tha Bixia në njoftimin e saj.

Pse rriten çmimet

Sipas Bixia-s, rritja e çmimit të energjisë vjen për shkak të mungesës së prodhimit nga centralet bërthamore dhe verës së thatë, e cila ka ndikuar negativisht në nivelin e ujit në digat dhe hidrocentralet.

Edhe pse shtatori ka qenë me shumë shi, kjo nuk ka mjaftuar për ta përmirësuar situatën.

“Çmimet e energjisë këtë vjeshtë janë të qëndrueshme, por dukshëm më të larta se një vit më parë. Kryesisht ndikohet nga pasiguria rreth energjisë bërthamore, pasi reaktori Oskarshamn 3 ka qenë jashtë funksioni më gjatë se planifikohej,” shpjegon Johan Sigvardsson, analist i çmimeve të energjisë në Bixia.

Më të ulëta se gjatë krizës së vitit 2022

Megjithëse çmimet janë më të larta këtë vit, ato janë ende shumë më të ulëta se gjatë krizës së madhe energjetike të vitit 2022, kur çmimet e rrymës arritën në nivele rekord.

Ekspertët paralajmërojnë se ka ende rrezik për rritje të përkohshme të çmimeve, veçanërisht nëse motit bëhet më i ftohtë se zakonisht ose nëse rinisja e reaktorëve bërthamorë në tetor shtyhet përsëri.

Reaktori Oskarshamn 3 ka pasur tashmë pesë shtyrje të datës së rihapjes.

“Sa më shumë të ftohet moti, aq më shumë rritet rreziku për çmime të larta, sepse konsumi i energjisë rritet. Por për momentin, parashikimet e motit janë të mira dhe edhe nëse bëhet më ftohtë se pritej, nuk presim çmime ekstreme,” shton Sigvardsson.

Çmimet e pritshme mesatare për këtë vjeshtë

Sipas Bixia-s:

  • Tetor: rreth 45 öre/kWh (krahasuar me 27 öre/kWh vitin e kaluar)
  • Nëntor: rreth 60 öre/kWh (krahasuar me 30 öre/kWh vitin e kaluar)

Burimi: Bixia

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%