Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Pavarësisht masave për të ulur presionin ekonomik, konsumi i familjeve suedeze mbetet i ulët. Riksbanken ka ulur normën bazë të interesit nga 4% në 2.75%, ndërsa pagat po rriten më shpejt se çmimet. Megjithatë, pasojat e inflacionit të lartë vazhdojnë të frenojnë shpenzimet, raporton Dagens Nyheter.
“Duhen kohë për t’u rimëkëmbur nga një situatë e tillë,” tha Annika Winsth, kryeekonomiste e Nordeas, duke vënë në dukje se pasiguritë ekonomike kanë ndikuar tek sjellja e konsumatorëve.
Të ardhura të prekura dhe pasiguri për të ardhmen
Sipas Robert Boije nga SBAB, të ardhurat reale të familjeve mbeten ende të ulëta, çka e bën të vështirë për shumë prej tyre të rrisin konsumin. Ndërkohë, Instituti i Konjukturës ka bërë thirrje për ulje më të shumta dhe më të shpejta të normave të interesit, duke argumentuar se kjo do të ndihmojë në forcimin e besimit në ekonomi dhe do të nxisë shpenzimet.
Ekspertët paralajmërojnë se përmirësimi i ndjeshëm i konsumit mund të vonohet deri sa qytetarët të ndihen më të sigurt për stabilitetin ekonomik dhe të ardhurat e tyre. Në këtë klimë të pasigurt, shumë familje zgjedhin të kursejnë, duke shtrënguar portofolin edhe për shpenzime të zakonshme.
Written by: admin
Post comments (0)