Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Një perceptim i gabuar për inflacionin po shqetëson familjet suedeze, të cilat besojnë se norma e inflacionit ka arritur në 14,1%. Kjo shifër është 13 herë më e lartë se inflacioni real, që sipas matjeve të fundit me indeksin KPIF, është vetëm 1,1%. Të dhënat vijnë nga raporti më i fundit i Institutit të Ekonomisë dhe janë publikuar nga DI.
Andreas Wallström, shef i parashikimeve në Swedbank, shpjegon se shumë suedezë ngatërrojnë nivelin e lartë të çmimeve me inflacionin. “Është e kuptueshme që familjet nuk janë të kënaqura me situatën; shumica do të dëshironte të shihnin ulje të çmimeve,” thotë Wallström.
Ekspertët paralajmërojnë se ky perceptim i lartë për inflacionin mund të bëjë që familjet të kufizojnë shpenzimet, duke e bërë rimëkëmbjen ekonomike më të ngadaltë. Ndërkohë, pritet që qartësimi i kësaj situate dhe edukimi rreth ndryshimeve të çmimeve dhe inflacionit të ndihmojë në qetësimin e shqetësimeve të qytetarëve.
Written by: admin
Post comments (0)