Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Finansinspektionen ka paralajmëruar qytetarët që të kenë kujdes me marrjen e kredive për të financuar pushimet verore, pasi ato mund të rezultojnë shumë të kushtueshme.
Sipas të dhënave, numri më i madh i kredive pa kolateral (blancolån) merret në muajin korrik. Këto kredi shpesh përdoren për shpenzime gjatë pushimeve.
Statistikat tregojnë se një në dhjetë familje po mendon të marrë një kredi konsumatore për të paguar pushimet e verës.
Ekonomistja për mbrojtjen e konsumatorit, Moa Langemark, thekson se këto kredi janë të shtrenjta. Ajo kujton gjithashtu se lehtësimi tatimor për interesin e këtyre kredive është hequr.
“Rreziku është që njerëzit të shpenzojnë më shumë sesa kanë mundësi dhe më pas të përballen me pasoja të pakëndshme kur të duhet të kthejnë borxhin pas pushimeve,” është shprehur ajo për TT.
Burimi: Omni/TT
Link: https://tt.omni.se/fi-lana-inte-till-semestern-otrevlig-eftersmak/a/9pkwbp
Written by: admin