Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Testimi i provimeve kombëtare digjitale për nxënësit e klasës së gjashtë përfundoi në kaos, raporton Aftonbladet.
Të gjitha klasat e gjashta në Suedi ishin ftuar të provonin platformën e re digjitale të Skolverket, por shumica e shkollave nuk arritën as të hynin në sistem.
Një mësuese që foli për gazetën tregoi se faqja varej shpesh, nxënësit zhdukeshin nga sistemi dhe shumë prej tyre u stresuan.
Ajo shpreson që provimet digjitale do të ndihmojnë më vonë në lehtësimin e procesit të korrigjimit, por thotë se situata aktuale duket shumë e pasigurt.
“Kanë mbetur vetëm disa muaj dhe ende nuk ekziston një platformë që funksionon. Ndihet sikur jemi sërish pjesë e një eksperimenti, sidomos pas dështimit total të vitit të kaluar”, tha ajo.
Fillimisht ishte planifikuar që provimet kombëtare të zhvilloheshin në formë digjitale që vitin e kaluar, por ato u anuluan për shkak të problemeve teknike.
Written by: admin